Krijimi i Super League ka shkaktuar shumë polemika në çdo cep të Europës dhe jo vetëm. Nuk kishte si të kalonte pa një reagim dhe të presidentit të La Liga, Javier Tebas, i cili i ka dalë kundër Florentino Perezit.
Ky i fundit është një nga themeluesit kryesorë të këtij projekti dhe vazhdon ta mbështesë fuqishëm këtë ide. Numri një i madrilenëve pretendon se futbolli tashmë është shkatërruar dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë për klubet e mëdha është pikërisht Super League.
?⚽ ÚLTIMA HORA | Javier Tebas responde a Florentino Pérez:
? “Estaba muy despistado y ahora está perdido”
? “El fútbol no está arruinado”
‼ “La Superliga es la muerte del fútbol”
? DIRECTO: https://t.co/rAnIBHuryb pic.twitter.com/esU18T4sSp
— Carrusel Deportivo (@carrusel) April 20, 2021
Megjithatë, në një prononcim për “Carrusel Deportivo”, Tebas ka një tjetër mendim nga ai i Perezit. “Ai ishte shumë i paqartë dhe tashmë Perez ka humbur.
Futbolli nuk është shkatërruar siç pretendon Florentino. Në të vërtetë, Super League do të jetë vdekja e futbollit”, është replika e Tebas ndaj presidentit të Real Madrid. /abcnews.al