Referendumi i mbajtur dje në Maqedoni ka dështuar, pasi nuk është arritur mbi 50% e pjesëmarrjes në të.
Nga numërimi i mbi 99 % të votave të referendumit deri në mesditen e sotme, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votim ishte mbi 36.8 %, një shifër e pamjaftueshme që referendum të quhet i vlefshëm.
Rezultojnë të kenë votuar PRO 91.48% e votuesve, ndërsa kundër rezulton se kanë votuar 5.64% e pjesemarrësve në referendum.
Procesi është zhvilluar nën monitorimin e 12 mijë vëzhguesve vendas dhe 493 të huaj dhe gjatë tij janë regjistruar rreth 20 incidente, të cilat gjithësesi nuk kanë ndikuar në ecurinë e votimeve. /abcnews.al

