Plagosja në Kavajë, qindra demokratë presin Lulzim Bashën

schedule20:18 - 19 Prill, 2021

schedule 20:18 - 19 Prill, 2021

Me qindra demokratë janë mbledhur para zyrës elektorale ku mbeti i plagosur 27-vjeçari Bledar Okshtuni mbrëmjen e sotme në Kavajë.

Siç shihet nga pamjet janë të shumtë mbështetësit e PD para zyrës elektorale ku, Ndriçim Jonuzi plagosi me armë zjarri të riun, pas një debati mes tyre.

Mbështetësit janë duke pritur kryedemokratin Lulzim Basha i cili është nisur menjëherë drejt qytetit të Kavajës sapo u njoftua për ngjarjen.

Lexo edhe: Plagosja e 27 vjeçarit në Kavajë, Grida: Ngjarja për motive politike, nuk do e lëmë me kaq

Në vendin e ngjarjes ndodhet gjithashtu edhe kandidatja Grida Duma. Në një lidhje me skype në Radar Informativ Duma dënoi ashpër atë që ka ndodhur dhe tha se ka ardhur për motive politike.

Ngjarja ndodhi rreth një orë më parë, ku Ndriçim Jonuzi plagosi me armë mbështetësin e PD Bledar Okshtuni. Policia bëri me dije se si pasojë e një konflikti  për motive të dobëta mes tyre, Jonuzi ka hyrë në ambientet e brendshme të zyrës elektorale dhe ka plagosur me pistoletë në këmbë 27-vjeçarin. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Durrësit, ndërsa autori është shpallur në kërkim.

Siç abcnews.al mësoi Jonuzi është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit kundër jetës dhe rezulton i dënuar në Itali me 8 vite burg. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!