Zbulohen muret e vilës romake të shekullit të III, Ceka: Instituti ka patronazhistë, e jo specialistë

schedule18:53 - 19 Prill, 2021

schedule 18:53 - 19 Prill, 2021

Nga Leontina Nika

Surveimet e arkeologëve zbulojnë pranë mozaikut të Tiranës ambientet ndihmëse të vilës romake të shëkullit të III.

Arkeologu Neritan Ceka thotë se survejimi duhet të ishte kryer para nisjes së punimeve rehabilituese nga Bashkia e Tiranës , të cilat u ndërprenë më 23 mars.

“Pasi të bëhet gërmimi duhet që të fillonte lulishtja por punët janë bërë mbrapsht” ka thënë ai.

Ceka thotë se ndodhemi para shkeljeve të tilla ligjore pasi  Instituti i Monumenteve të Kultures ka patronazhistë e jo  specilistë të arkeologjisë

“Ky është një rast tjetër që tregon se ka patronazhistë që paguhen kot, sepse ato që duhen pyetur në këto rast nuk është ministrja e Kulturës, por Instituti i Arkeologjisë që të tregonte se aty ka një vilë romake”, ka thënë ndër të tjera Ceka.

Ndërkohë që, vendimi për  zgjerim të kërkimeve arkeologjike si dhe rishqyrtim i projektit rehabilitues  të Bashkisë  do të merren në mbledhjen e  ditës së premte të Këshillit Arkeologjik./abcnews.al