Superliga Europiane u lancua së fundmi dhe 12 klube u deklaruan si krijueset e këtij kompeticioni, që në fakt ka hasur në kundërshti të mëdha. Edhe tifozët nuk e duan diçka të tillë dhe e radhës që renditet kundër është tifozeria e Interit, Curva Nord.
“Ne besojmë se Superliga Europiane është vetëm një mënyrë për të marrë disa para nga FIFA dhe UEFA. Nëse kjo ndodh në të vërtetë, ne do përpiqemi ta ndalojmë atë për të mirë të futbollit.
Ne nuk na intereson të luajmë ndaj më të mëdhave të Europës. Futbolli është për njerëzit, por duket sikur ata po përpiqen të kopjojnë ‘budallallëkun’ e NBA”, shkruajnë Curva Nord. /abcnews.al