OMB: 2017-a ndër vitet më të nxehtë në histori

schedule15:08 - 6 Nëntor, 2017

schedule 15:08 - 6 Nëntor, 2017

Ky vit mund të ketë qenë ndër më të nxehtët në histori. Të paktën, qëkurse Organizata Meteorologjike Botërore ka nisur të masë temperaturat globale.

Kjo organizatë ka publikaur të dhëna paraprake, të cilat janë në përpunim e sipër për studimin për klimën përgjatë vitit 2017. Sekretarja e Përgjithshme e kësaj organizate, Petri Taalas tha se ky vit është ndër 3 më të nxehtit të histori. Ekspertët e klimës thonë se mund të jetë i dyti ose i treti vit më i nxehtë në histori pas 2015-ës, që mban kreun e të gjitha kohërave për temperaturat rekord të larta.

Sipas saj, ky vit u karakterizua nga shumë katastrofa natyrore që janë shenja të qarta të ndryshimeve klimatike. Ndryshime në të cilat, sipas saj rolin kryesor e ka patur aktiviteti njerëzor. Shumë prej këtyre ndryshimeve janë pasojë e rritjes së pranisë në atmosferë të gazrave që shkaktojnë efektin serë.

Po ashtu kjo organizatë konstaton se në 9 muajt e parë të këtij viti, temperatura mesatare globale u rrit me 1.1 gradë celcius. Kjo përbën një shqetësim të madh pasi shumë ishuj rrezikojnë të zhduken nga rritja e nivelit të deteve nga shkrirja e akujve ne pole, nëse rritja e temperaturave tejkalon 1.5 gradë celcius./abc news