Nga Rusia, në Spanjë: Si po tallen keq me European Super League

schedule14:58 - 19 Prill, 2021

schedule 14:58 - 19 Prill, 2021

Debat, kritika, zemërim dhe ironi. Pafund po diskutohet në lidhje me krijimin e European Super League, teksa dy klube kanë përfituar për të bërë pak humor në lidhje me turneun e ri që u krijua dje. Spartak Moscow ka reaguar me anë të një postimi në Twitter, aty ku shkruan:

Të dashur tifozë të Milanin, Arsenalit, Atletico Madrid, Chelsea, Barcelonës, Interit, Juventusit, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham; nëse keni nevojë për të mbështetur një klub të ri, ne jemi gjithmonë këtu për ju“, shkruan klubi rus.

 

Postimi i klubit iberik

Edhe Real Betis aktiv në rrjetet sociale. Klubi andaluzian ka punblikuar “renditjen e re” të kampionatit spanjoll, pa Atletico Madrid, Real Madrid dhe Barcelonën. Në vend të parë Sevilla, më pas Villareal dhe forcë e tretë Betis, që ndiqet nga Sociedad e Granada. /abcnews.al