Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Makina autonome e Tesla-s përfshihet në aksident, humbin jetën dy persona

schedule14:20 - 19 Prill, 2021

schedule 14:20 - 19 Prill, 2021

Dy persona humbën jetën ndërsa udhëtonin me një makinë Tesla, e cila u përplas me një pemë dhe mori flakë në Teksas, SHBA. Policia thotë se askush nuk ishte i pranishëm në vendin e shoferit në kohën e aksidentit.

Policia tha se automjeti po udhëtonte me një shpejtësi të lartë kur nuk arriti të kalojë një kthesë të fshehtë, duke dalë nga rruga dhe duke goditur më pas pemën. Një person u gjet në sediljen e pasagjerit dhe një tjetër në sediljen e pasme të automjetit.

Autoritetet dyshojnë se automjeti ishte autonom ndërkohë që Tesla ende nuk ka reaguar lidhur me këtë ngjarje. Aksidenti vjen në një kohë kur kompania e Elon Musk po përgatitet të nisë softuerin e përditësuar vetëdrejtues për më shumë klientë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!