Komiteti Teknik deklaratë për mediat, Fico: Qytetet që kanë rritje të rasteve të reja me Covid

schedule13:48 - 19 Prill, 2021

schedule 13:48 - 19 Prill, 2021

Në komunikimin për mediat Albana Fico, foli për situatën epidemiologjike në vend, për të cilën u shpreh se incidenca është me tendencë në zbritje.

Albana Fico gjithashtu theksoi se ka një ulje e shtrimeve të personave në gjendje të rëndë. Po ashtu Fico bëri me dije se Gjirokastra, Korça dhe Berati kanë shënuar rritje të rasteve të reja.

“Mesatarja ditore e rasteve të diagnostikuara pozitivë ka zbritur në 172, nga mbi 200 që ishte. Numri total i rasteve aktive është 25 668.

Mbetet raporti meshkuj-femra 48-52%, ndërsa është ndryshe numri i vdekjeve. Spitalet Covid-3 dhe Covid-4 nuk kanë pacientë për momentin, por janë në gatishmëri të plotë. Një indeks tjetër është edhe ulja e vdekshmërisë, e cila nga 50 në një javë më parë, ka shkuar në 25. Po ashtu vijojmë me vaksinimin paralele.

Numri i shtrimeve në spitale deri ditën e djeshme ka qenë 174 në spitalin Covid 1 Covid 2 dhe tre spitale rajonale. Siç edhe e kemi vlerësuar ulja e numri të shtrimeve shkon me një ulje të personave në gjendje më të rëndë.

Po ashtu për javën e 16 kemi ulje të vdekshmërisë. Sa i përket vaksinimeve vlen për tu theksuar ndryshimi i rasteve të reja që është vënë re në disa vende. Tirana ka një numër të rasteve aktive të larta, por vihet re që Gjirokastra, Korça dhe Berati vijnë me një numër të reja rastesh. Ne po i mbajmë në monitorim”, tha Fico.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!