Mbledhje urgjente e Komitetit të UEFA-s, çfarë rrezikojnë 12 klubet rebele

schedule10:19 - 19 Prill, 2021

schedule 10:19 - 19 Prill, 2021

Dje u krijua European Super League, turne ku do të marrin pjesë klubet më të mëdha të Italisë, Anglisë dhe Spanjës. 12 drejtues klubesh firmosën krijimin e kompeticionit të ri evropian, përmes të cilit do të rrisin në mënyrë të konsiderueshme fitimet e tyre.

Klubet themeluese do të marrin një kontribut të vetëm prej 3.5 miliard eurosh për të mbështetur planet e tyre të investimeve në infrastrukturë dhe për të kompensuar ndikimin e pandemisë Covid-19“, lexohet në komunikatën e kuqezinjve të Milanit.

Ne do ta ndihmojmë futbollin në çdo nivel. Futbolli është i vetmi sport me të vërtetë global me më shumë se katër miliard tifozë dhe përgjegjësia e ne klubeve të mëdha është t’u përgjigjemi dëshirave të tyre“, deklaroi Florentino Perez, presidenti i Real Madrid.

UEFA është kundër krijimit të këtij turneu prestigjioz. “Projekt cinik që bazohet në interesin personal të disa klubeve në një kohë kur shoqëria më shumë se kurrë ka nevojë për solidaritet.

Në do të shqyrtojmë të gjitha masat, në të gjitha nivelet, në aspektin sportiv dhe ligjor, në mënyrë që të parandalojmë që kjo të ndodhë. Futbolli bazohet në gara të hapura dhe merita sportive, nuk mund të jetë ndryshe.

Klubet që marrin pjesë do të ndalohen të luajnë në çdo garë të nivelit kombëtar, evropian dhe global, si dhe lojtarëve të tyre mund t’u mohohet mundësia të përfaqësojnë ekipet e tyre kombëtare“, ishte reagimi i qeverisë evropiane të futbollit.

12 klubet e mëdha kanë theksuar se ata do të vijojnë të garojnë në kampionatet kombëtare. Ndërkohë, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka planifikuar një takim sot në Montreux të Zvicrës.

UEFA, FIFA, Premier League, La Liga dhe Serie A janë kundër krijimit të European Super Leauge, teksa kërcënojnë 12 klubet themeluese të kompeticionet të ri me përjashtim nga kampionatet kombëtare. /abcnews.al