Fabrizio Cammarata, trajneri i Apolonisë, pas ndeshjes së humbur me Vllazninë ka folur në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport dhe normalisht pranon se skuadra e tij bëri gjithçka keq.
“Kemi bërë çdo gjë keq, Vllaznia ishte dominuese në çdo aspekt. Pësuam 4 gola në goditje standarde dhe kjo të bën të mendosh që nuk ishte përqendrimi i duhur”, tha fillimisht italiani.
“Mbijetesa? Sot dua të flas për skuadrën dhe krenarinë që duhet të tregojnë. Ata duhet të tregojnë sa vlejnë. Normalisht do tentojmë deri në fund. Duhet treguar krenari dhe a janë të denjë për këtë fanellë”.
“Duhet t’i bëj djemtë të besojnë, por në ndeshje gjërat po na shkojnë ndryshe. Duhet të jemi më të këqij, për të kërkuar më shumë në fushë. Kishim mungesa sot, por duhet të japim maksimumin dhe të tregojmë krenarinë”.
“Urdhër të mos aktivizoj lojtarët? Diop ishte i dëmtuar, kurse Agyare iste në stol për numër. Edhe ai dje pati një problem dhe nuk mund të luante. Sa u takon lojtarëve të tjerë (Mehmeti, Eyoh, Zaimaj dhe Krasniqi), të pezulluar, janë zgjedhjet e mia teknike”. /abcnews.al

