Olsi Bylyku feston sot 23 vjetorin e lindjes. Në një postim në rrjete sociale, aktori i humorit ka shkruar se ndihet i bekuar për të mirat që i ka dhënë zoti në familje dhe në dashuri. “Gëzuar për 23. I bekuar me familje, dashuri & sukses. Faleminderit Zot”, ka shkruar aktori.
Ndërkohë, një urim special nuk ka munguar as nga e dashura e tij, Egli Tako. “Gëzuar ditëlindjen je dielli që ngroh gjithë hapësirën rreth meje! Gjithë zemrën dhe jetën time!”, ka shkruar Egli.
Kujtojmë që krahas Klanifornias, Olsi është angazhuar dhe në emisionin e tij “Roped With Olsi”. Ndërkaq, ai ka vazhduar të merret gjithashtu dhe me muzikë, pasi vetëm pak ditë më parë solli një tjetër projekt të ri “Prej Shqipnie”. /abcnews.al