Takohen pas 42 vitesh për të festuar dhe mbajtur gjallë kujtimet e jetës shkollore. Matura e vitit 1976 e Shkollës së Ndërtimit në Korçë mblidhen dhe festojnë në Fier.
Vitet mbi supe nuk i kanë ndalur të përjetojnë edhe njëherë ritmin e jetës studentore. Madje gjithçka duket se ka qëndruar në vend për këta prinder e gjyshër që dikur ishin maturantë të shkollës së ndërtimit në Korçë. Të ritakohesh me miqtë e periudhës më të bukur të jetës. Kjo ishte surpriza e jetës për shumë nga ish maturantët.
Ish-maturanti 1: “Ne jemi maturantë të vitit 1972edhe mblidhemi këtu pas 42 vitesh.”
Ish-maturanti 2: “Kam qenë shumë e emocionuar këto 2 javë sepse pas 40 viteve takohesha me shoqërinë time.”
Ish-maturanti 3: “Kur takova shokët dhe shoqet kam qenë shumë i emocionuar, më dukej si gjë e pabesueshme. Ndoshta dhe mezi njiheshim sepse mosha bën të sajën.”
Ish-maturanti 4: “Ishte një gjë e papritur, e pamenduar dhe jam shumë e gëzuar për emocionet që më dhuruan shokët dhe shoqet.”
Ish-maturanti 5: “Kam respekt për të gjithë shokët dhe shoqet që kemi ardhur për të takuar në këtë ditë të sotme.”
Ish-matuarnti 6: “Jam shumë e kënaqur që jam takuar me shoqërinë.”
Ish-maturanti 7: “Një shoqëri e paparë.”
Ish-maturanti 8: “Unë ju falenderoj të gjithëve si maturë që jemi, që u bashkuam pas 42 viteve.”
42 vjet më parë i dhanë lamtumirën shkollës dhe nisën ta drejtonin vetë jetën e tyre. Nuk e kishin përfytyruar kurrë të ardhmen kështu. Të shpërndarë në katër anët e botës.
“Këtë falenderim e kam veçanërisht për 2 nismëtarët për Vath Zenelin dhe Elsa Priftin. Këta kanë qenë kryesorët që na kanë gjetur dhe na kanë bashkuar. Neve nuk e dinim ku ishte njëri dhe ku ishte tjetri.”
Matura e vitit 1976 në shkollën e Ndërtimit të Korçës ishte pjesë e profesionistëve që ndërtuan vepra të rëndësishme të infrastrukturës së atyre viteve. Organizatorët zhvilluan 3 takime mes ish-maturantëve. Lushnje, Korçë dhe Fier. Takimi i fundit në Fier u mbyll me një drekë në Apolloninë antike. Parku arkoelogjik me natyrën e bukur dhe qytetin e lashtë u bë një simbolikë domethënëse për këtë takim ish-maturantësh. Koha nuk është e thënë ti zhdukë gjërat e bukura, përkundrazi ajo i kthen vlerat si miqësia në tempuj të pathyeshëm./abcnews.al
Gazetare: Valbona Daci
Operator: Musa Çela