Një tajfun i fuqishëm po godet Japoninë, më konkretisht qytetin Kagoshima. Zona të ndryshme industriale dhe të banuara janë përmbytur. Autoritetet kanë lëshuar një urdhër evakuuimi për qindra mijëra banorë. Të paktën 51 persona mbetën të plagosur për shkak të tajfunit të pagëzuar me emrin “Trami”.
Shumë fluturime janë anuluar në aeroportet kryesore të Japonisë. Stuhia ka shkatërruar linja të shumta të energjisë elektrike në vend duke lënë mijëra persona pa energji. Autoritetet janë vënë në gatishmëri për t’iu ardhur në ndihmë banorëve./abcnews.al