Juventusi është gati për duelin jashtë fushe me Atalantën. Andrea Pirlo e thekson një gjë të tillë në konferencën për shtypin përpara takimit të ditës së diel në Bergamo (15:00). Kundershtari është i rrezikshëm, CR7 do të mungojë, por trajneri i Juves ka besim maksimal tek ekipi i tij.
“Dybala do të luajë si titullar. Problemet e Ronaldos nisën që të hënën, ai punoi i diferencuar, por po ndjente dhimbje. Ndeshjet që luajti me kombëtaren ndikuan, teksa ishte shumë e rrezikshme ta grumbullonim për nesër.
Kemi punuar shumë mirë gjatë javës, duke e ditur që Atalanta ka karakteristika të veçanta. Ata luajnë një futboll ndryshe nga skuadrat e tjera. Kemi punuar me intensitet të lartë, kështu që kam shumë besim se do të paraqitemi mirë.
Të gjithë kemi të njëjtin objektiv: të arrijmë sa më lart të jetë e mundur në kampionat. Në fazën e parë luajtëm shumë mirë dhe e vendosëm Atalantën në vështirësi. Ata të detyrojnë të luash me ritëm të lartë dhe intensitet, por ne jemi gati“, deklaroi Pirlo. /abcnews.al