Juventusin e pret një ndeshje shumë e vështirë nesër. Kampionët e Italisë, të cilët po luftojnë për një biletë në Champions League, do të përballen në Bergamo me Atalantën e Gasperinit, sfidë që nis prej orës 15:00.
Trajneri i bardhezinjve, Andrea Pirlo duhet t’i bëjë llogaritë pa yllin e ekipit. Cristiano Ronaldo nuk ia ka dalë të rikuperohet nga një dëmtim muskulor në kofshë dhe do të mungojë në një nga sfidat më të forta të kampionatit.
“Ronaldo nuk do të luajë nesër, nuk ia ka dalë të rikuperohet, kështu që është tepër e rrezikshme ta marrim me vete në Bergamo. Tre ndeshjet që luajti me Portugalinë patën ndikimin e vet“, deklaroi Pirlo në konferencën për shtypin. /abcnews.al