Në një letër për Neë England Journal of Medicine, shkencëtarët e Johnson & Johnson, thonë se nuk ka prova të mjaftueshme për të treguar se vaksina për Covid-19 shkakton mpiksje të rrallë të gjakut. Po ashtu, ata njoftuan se “po punojnë ngushtë me ekspertët dhe rregullatorët për të vlerësuar të dhënat, dhe se mbështesin komunikimin e hapur të këtij informacioni për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe publikun. ”
“Në këtë kohë,” shkruajnë ata, “provat janë të pamjaftueshme për të vendosur një lidhje shkakësore midis këtyre ngjarjeve dhe vaksinës Ad26.COV2.S.”
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave rekomanduan një pauzë në përdorimin e vaksinës bazuar në gjashtë raste të mpiksjeve të rralla të gjakut në tru së bashku me një numër të ulët të qelizave të mpiksjes së gjakut të njohura si trombocite.
Shkencëtarët shpjegojnë se J&J më parë ndaloi testet e fazës së vonë të vaksinës pas një rasti të vetëm të kësaj gjendje të rrallë. Në atë rast, ajo përcaktoi se nuk kishte “ndonjë shkak të qartë” dhe bordi i monitorimit të sigurisë ra dakord që testimi të vazhdonte.
Në mbikëqyrjen e realizuar pas autorizimit për përdorim në Shtetet e Bashkuara, kompania gjeti gjashtë raste të kësaj gjendje midis 7.2 milionë vaksinave që ishin administruar. Rastet kanë ndodhur shtatë deri në 14 ditë pas vaksinimit. sb/abcnews.al/