VIDEO/ Dygolësh i Rrudhanit në Zvicër, asiste për Mucollin dhe Balajn

schedule20:58 - 16 Prill, 2021

schedule 20:58 - 16 Prill, 2021

Asist i Arbnor Mucollit në Danimarkë dhe dygolësh i Donat Rrudhanit në Zvicër. Vejle po lufton për të mbijetuar në elitë dhe sot mori një pikë pas barazimit 1-1 në shtëpi kundër Aalborg.

Arbnor Mucolli e nisi sfidën si titullar për ekipin vendas, ndërsa Ylber Ramadani u fut në fushë në minutën e 70-të, duke zëvendësuar pikërisht Mucollin. Ishte minuta e 51-të kur Vejle gjeti golin e barazimit.

Dalje e bukur, pasim i 22-vjeçarit shqiptar (3 gola dhe një asist këtë sezon) për Allan Goncalves Sousa dhe finalizim shumë i bukur i brazilianit. Protagonist Rrudhani në fitoren 3-1 që Aarau arriti në fushën e vet kundër Chiasso.

Sulmuesi dardan i ekipit që renditet në vendin e tretë në divizionin e dytë të futbollit helvet, pjesë e të cilit janë edhe Shkëlqen Gashi e Lindon Balaj (u futën në fushë në pjesën e dytë) realizoi dy nga golat e fitores.

21-vjeçarit i mjaftuan 2 minuta për të gjetur golin e parë, ndërsa të dytin e realizoi në mesin e pjesës së dyë pas asistit të Balajt, me këtë të fundit që sapo ishte futur në fushë.

7 gola sezonalë për Rrudhanin, po aq sa numëron edhe Gashi, duke qenë golashënuesit e dytë më të mirë të Aarau, që vazhdon luftën për ngjitjen në elitën e futbollit zviceran. /abcnews.al