Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, ka sot një ndeshje shumë të veçantë. Ai do të përballet me Skënderbeun, ekipin ku ishte kapiten dhe arriti suksese të mëdha.
Sot është në këtë pozicion, trajner i Teutës, por e kaluara nuk harrohet.
Bledi Shkëmbit i erdhi momenti për t’u përballur me të, në orën 18:45, durrsakët presin Skënderbeun, ekipin ku ai arriti triumfe të mëdha si kapiten.
Kanë kaluar jo më shumë se 2 vjet që kur ish-mesfushori u largua nga korçarët, dhe pas përvojës në Kosovë, vazhdoi karrierën si trajner në Shqipëri.
Përtej nostalgjisë, Shkëmbi duhet të mendojë më shumë për Teutën, në pozita jo aq të mira tashmë në Superligë.
Skënderbeu i sotëm nuk është ai i kohës së Shkëmbit, si e vlerëson atë ish-kapiteni.
Shkëmbi, sidoqoftë, ka një lidhje të fortë edhe me Teutën, pasi edhe për durrsakët ka luajtur në dy periudha të karrierës, në vitet 2000-2001 dhe në 2007-ën. /abcnews.al