Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka dërguar notë proteste tek shefi i NATO-s, Jans Stoltenberg, për vizitën e Hashim Thaçit në Ujman, gjatë ditës së shtunë.
Ndërkohë, zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiç ka reaguar lidhur me ngjarjet në Liqenin e Ujmanit duke thënë se dhuna nuk duhet të jetë mënyrë për zgjidhjen e problemeve dhe se Prishtina nuk duhet të shfrytëzojë Forcat Speciale në veri të Kosovës. Por nga ana tjetër nuk ka pasur reagime të serbëve lokalë ndaj vizitës së Thaçit në Ujman./abcnews.al