Kryeministri Edi Rama teksa prezantonte projektin e Portit turistik të Durrësit, ka thënë se ky investim do të sjellë të ardhura të mëdha për Shqipërinë.
Rama ka marrë si shembull Malin e Zi duke thënë se porti ndihmoi shumë në rritjen ekonomike të shtetit fqinj.
“Ne në shqip e kemi që shiu është bereqet. Faleminderit ekipit tuaj që keni punuar. Jemi një ekip ëndrrash dhe do t’ja dalim. Është emocionuese sepse është një ëndërr e kahershme. Ta kthejmë në një atraksion por kurrë nuk kemi guxuar të shkojmë në pikën që mund të ndërtonim portin më të madh të Mesdheut. Donim të ndërtonim një port turistik dhe kemi kontaktuar njerëz për të tërhequr investitor. Apo historia që e la Durrësin dhe shkoi në Malin e Zi. Nuk e çau dot derisa u dorëzua. Ai besonte se ky ishte vendi për një portë të re. Disa hapa nga këtu është Amfiteatri më i madh i romakëve jashtë Romës. Këtu për të sjell kategorinë më të lartë të turistëve. Me shpenzimet e tyre e ngre lartë të gjithë industrinë se krijojnë vende pune dhe zinxhir vlerash. Mali i Zi transformoi veten me portin. Por ëndrrat mjafton të kesh vendosmërinë dhe një ditë të realizohen. Duhet të jesh gati të përballosh befasitë dhe një ditë të bukur ëndrra bëhet e mundshme. Ishte takimi me mikun tonë të shrenjtë tanimë. Është vetëm kartolina e një projekti për një skuadër të tërë. Me 5 faza.”
Rama më tej është ndalur tek një histori personale e gjyshit të tij, duke thënë se ai e ka inspiruar për shpejtësinë për të bërë gjërat.
“Është moment emocionues se më kujton historinë e gjyshit tim durrsak. Babanë e kishte në portin e Durrësi. Ai shikonte tek i biri njeriu që do i jepte stafetën. E nisi në Itali për pushime. E priti djalin këtu dhe djali zbriti nga anija me një Alfa Romeo. I ati u surprizua se paratë ishin bërë makinë. Dhe ai u kthye dhe mbeti shofer. Alfa Romeo bënte zhurmë. Kryetari i Bashkisë i tha që ose ik nga Durrësi ose puno shofer për mua. Ai u bë shofer i kryetarit të bashkisë. I tha s’të vjen turp që kështu i bën lekët. Naltmadhnia e mori për vete shoferin dhe gjithë jetën. Sidoqoftë gjyshi ishte një inspirim i madh për idenë e shpejtësisë. Sot jam këtu për diçka që të gjithë të parët e mijë apo të parët tanë. Që e bënë Durrësin me aromë Italie dhe që mbante vulën e influecës. Do ishin sot krenar.” tha Rama. /abcnews.al/