Nga Durrësi, kryeministri Edi Rama, bashkë me biznesmenin Mohamed Alabbar janë duke prezantuar projektin për portin e ri turistik të qytetit. Gjatë fjalës së tij, Alabbar i garantoi qytetarët që projekti do të bëhet me shumë dashuri dhe se në qendër të tij janë njerëzit.
Mohamed Alabbar vlerësoi edhe kryeministrin të cilit i drejtohej si “vëlla” duke thënë se rrallë gjendet njerëz si ai që në qendër të projekteve vendos njerëzit.
“Rrallë gjej njerëz si ju, që në qendër vënë njerëzit. Nëse nuk ngremë lart jetën njerëzore, shpirtin njerëzor, atëherë nuk kemi sukses. Unë kam bërë shumë gabime, por tani mendoj që jam më i fortë se kurrë. Ta dini që kjo do të bëhet me shumë dashuri, me shumë kujdes.”
Biznesmeni arab u shpreh se kur sheh përpjekjet e Ramës për të vendosur shpirtin në punët që bën, bëhet akoma më entuziast për të marrë pjesë në projekt.
“Kur shoh përpjekjet që vëllait tim të dashur, kryeministrit që i bën duke vendosur shpirtin më bëjnë më entuziast për të marrë pjesë në këtë projekt. Kam ardhur disa herë në Durrës, u mërzita për shkak të ndotjes që gjenerohet nga porti. Duhet ta respektojmë mjedisin. Me gjithë këto, dua të them, hoteleve, u premtoj që janë heronj të mirfilltë që kanë punuar gjatë gjithë këtyre viteve…”
Për portin e ri turistik të Durrësit që do të ndërtohet nga kompania e madhe globale Emaar Group do të investohen 2 miliardë dollarë. sb/abcnews.al/