Bashkimi Evropian ka shumë të ngjarë që të mos porosisë më vaksina të prodhuara nga AstraZeneca apo Johnson and Johnson.
Ndërsa ende nuk është marrë një vendim në formë zyrtare, ministrja francezë e Industrisë Agnes Pannier-Runacher raportohet të jetë shprehur sot se “ është shumë e mundur që të mos porositen më doza të tjera.”
Ky vendim mund të merret edhe pse si Agjencia Evropiane e Barnave ashtu edhe OBSH kanë thënë zyrtarisht se benefitet nga vaksina i tejkalojnë risqet. Vendimi për vaksinën britanike dhe atë amerikane pritet të merret për shkak të rasteve të mpiksjes së gjakut që këto produkte raportohet të kenë shkaktuar.
Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel i ka nxitur deputetët ditën e sotme që të kalojnë ligje emergjentë që do të lejojnë vendosjen e karantinës në mënyrë automatike në rajone ku rastet me Covid-19 rriten përtej një niveli të caktuar.
Kontinenti i Vjetër po përballët me një valë të radhës të pandemisë ndërsa variantet e reja janë konfirmuar thuajse kudo. sb/abcnews.al/