Një peshkatar dhe vëllai i tij patën fat kur gjetën një margaritar të rrallë, ngjyrë portokalli, i cili vlen më shumë se 330,000 dollarë.
Vëllezërit, Hatchai Niyomdecha, 37 vjeç dhe Worachat Niyomdecha, 35 vjeç, ishin duke ecur në bregun e Nakhon Si Thammarat në Gjirin e Tailandës, kur panë disa butakë dhe një perlë.
Perla me ngjyrë portokalli ka gjerësinë e një monedhe dhe peshon rreth 7.68 gram. Këto perla formohen në një gastropod dhe gjenden në ujërat aziatike. Ngjyra varion nga e zeza ose kafeja, madje edhe nuancat e portokallit.
Hatchai, familja e të cilit vjen nga një komunitet i varfër peshkimi, beson se mund të ketë qenë fati që e çoi atë drejt thesarit.
“Një plak me të bardha me mustaqe të gjata më tha të vija në plazh që të marr një dhuratë. Mendoj se ai më udhëhoqi për të gjetur margaritarin”, tha ai për një ëndërr që kishte parë vetëm disa ditë para zbulimit.
“Unë dua ta shes perlën me çmimin më të lartë”, tha ai. “Paratë nuk do të ndryshojnë vetëm jetën time, por do të ndryshojnë fatin tim. E gjithë familja ime do të ketë jetë më të mirë.”/abcnews.al