Manchester United e ka ndarë mendjen, partnerin e Maguire e gjen në Itali

schedule18:18 - 15 Prill, 2021

schedule 18:18 - 15 Prill, 2021

Manchester United kërkon një partner në mbrojtje për kapitenin Harry Maguire dhe objektivi kryesor është serbi Nikola Milenkovic, i cili është nën kontratë me Fiorentinën deri në verën e vitit 2022. Ai nuk ka pranuar rinovimin dhe klubi italian pritet ta shesë.

“Djajtë e kuq” po e ndjekin prej kohës, por nga ana tjetër Fiorentina kërkon 40 milion euro për kartonin e futbollistit 23-vjeçar. “The Sun” raporton se anglezët nuk janë të gatshëm ta ofrojnë këtë shumë. Me shumë mundësi edhe klube të tjera, ndaj Fiorentina pritet të bëjë ulje.

United nuk është se po vëzhgon vetëm Milenkovic, pasi në listën e tyre të objektivave është edhe Jules Kounde i Sevilla, për të cilin interesohet edhe Real Madrid dhe klube të tjera, pas paraqitjeve të mira të bërë në LaLiga. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!