Nderim Nexhipi, tashmë drejtor sportiv te Kukësi, ka pasur një karrierë të pasur si futbollist, duke provuar të luajë edhe në Gjermani me Hertha Berlin dhe Wolfsburg.
Si fantazist që ishte më së shumti jepte asiste, por edhe shënonte gola. Sigurisht në repertorin e tij nuk mungojnë as golat fantastikë.
Vetë Nexhipi ka zgjedhur më të bukurin që ka shënuar, 15 vite më parë kur ai ishte pjesë e skuadrës së Rabotnicki në Maqedoninë e Veriut.
Nga rreth 35 metra Nexhipi lëshonte një silurë dhe topi ndalej në rrjetën e portës së hungarezëve të Debrecen. Bëhej fjalë për një ndeshje të turit të tretë kualifikues në Champions League. /abcnews.al
https://streamable.com/euif61