Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama nga Kamza: Ia dolëm të përballojmë dy goditje, si nuk e bëkemi dot Shqipërinë të ardhmen tonë

schedule12:03 - 15 Prill, 2021

schedule 12:03 - 15 Prill, 2021

Kamza gjatë një takimi elektoral kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga banorët e kësaj zone votën për Partinë Socialiste.

Rama kërkoi mandatin e tretë, duke theksuar se ata arritën t’ja dalin duke përballuar dy goditje të mëdha si tërmeti dhe pandemia.

Sipas kryeministrit është koha që të vendosin për të zgjedhur nëse do të vazhdojnë për punë, siç premtojnë ata, apo “lekë, lekë, lekë”, duke iu referuar angazhimeve të opozitës.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Këtu në Kamëz çdo njeri i arsyeshëm që i ka duart me kallo e kupton shimë mirë çfarë dua të them se shtëpia e re ku njeriu investojnë për një të ardhme më të mirë nuk ndërtohet sa hap e mbyll sytë. Nuk ndërtohet duke priti që dikush tjetër ta bëjë për ty apo të tjerë të të sjellin lekët, tullat, tjegullat dhe ti ta bësh kollaj. Cdo shtëpi këtu është ndërtuar me gjakun dhe djersën e sakrificave të jashtëzakonshme. Njësoj si me tërmetin dhe Covidin dhe çdo goditje që familja merr, reziston.

Më vjen keq por ka një fakt të vërtetë që politika nuk ka bërë për Kamzën as një të një mijtën e asaj që çdo kryefamiljar ka bërë për familjen e vet. Kamza është vendi që mund të flasësh pa asnjë gajle për faktin se kush mendon që politika është kot dhe nuk i duhet dreqit, gabon rëndë. Ishte politika që për vite të tëra e la Kamzën pa asnjë shpresë. Vetëm rrugë, rrugë, dhe është politika që sot po i bën të mundura të gjitha këto. Sot ne nuk do të ishim duke prekur numrin 300 mijë të shqiptarëve të vaksinuar. Qindra mijëra gjyshër nuk do të ishin çliruar nga ankthi i tmerrshëm. Rindërtimin nuk po e bën ndonjë dorë e padukshme. Sot Shqipëria po del nga tuneli i pandemisë dhe shumë më shpejt se vende të tjera. sot kur ne jemi përtej pandemisë është e natyrshme që pas gjithën kësaj periudhe të tmerrshme, pas gjithë këtij stresi, tani çfarë bëhet kush kohet: si do jetë ekonomia ime. Momenti kur ankthi për jetën është shuar fillon ankthi për rritjen e ekonomisë.

Kur ne ia dolëm që të kurojmë ato plagë të tmerrshme të atij tërmeti, kur ne ia dolëm të përballemi me armikun e padukshëm. Si nuk e  bëkemi dot ne Shqipërinë të ardhmen tonë, tani që kemi dalë nga ky makth. Si nuk e bëkemi dot ne Shqipërinë kampione?

Rrapush Xhaferri ishte dikush që xhironte Shqipërinë me shumë makina dhe buri. Dhe ju thoshte unë do ua bëj jetën rrafsh dhe veç dyfishoni paratë e juaja se kujdesem unë. Bashkë me Suden nën kujdesjene Saliut i çuan shqiptarët në marrëzitë që të shisnin shtëpitë.

Si mundet të na përsëritet e njëjta skenë, këtë herë jo nga fajdexhintë por nga një grup interesaxhinjsh që janë gati të bëjnë çdo gjë. Edhe ta djegin por edhe ta gënjejnë. Si mundet ti besohet një pale që vjen me gaborre dasmorësh dhe premton lekë, lekë, lekë? Cilat lekë? A ka ndonjë këtu që e ka ndërtuar shtëpinë me lekë që i kanë ardhur nga qielli? Nuk ka. Prandaj në 25 prill ka dy rrugë, ose përsëri mbrapsht duke shkuar pas ofertës së lekëve ose vetëm para punë, punë, punë. Unë isha në Dibër dhe kalova nga aksi i ri që shumë shpejt do të jetë e kalueshme dhe ajo që ju them është që Rruga e Arbrit nuk është e rëndësishme vetëm për ata që jetojnë atje, apo për turistët por është shumë e rëndësishme për të gjithë ato familje dibrane që janë këtu sepse kanë ardhur këtu kanë qytetarë të Tiranës, por atje kanë shtëpinë e gjyshit. Dhe sot është dita për të menduar si do bëhet shtëpia e gjyshit burim të ardhurash, duke i transformuar ato shtëpi në peizazhe të mrekullueshme në bujtina. Ose të votojnë për Lulin dhe të presin të marrin lekë ose të fillo0jnë të mendojnë me babën si mund të jenë këta brezi i ri i familjeve dibrane që do të shkojnë te shtëpia e gjyshërve dhe të bëhen sipërmarrës me ndihmën tonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!