Manchester City fitoi 1-2 me përmbysje ndaj Dortmund mbrëmjen e kaluar, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League pas rezultatit të përgjithshëm 4-2.
PSG është pengesa e “Cityzens” për në finalen e madhe, por trajneri i ekipit nuk mendon aq gjatë dhe vlerëson djemtë e tij për arritjen e këtij suksesi të madh, që erdhi falë një loje të bukur.
“E pabesueshme, kjo është hera e parë që arrijmë në gjysmëfinalet e Champions League, një çlirim i madh. Ky klub nuk ka shumë histori në këtë kompeticion, por ne po e shkruajmë atë. Jemi të lumtur që jemi pjesë e katër ekipeve më të mirë të Evropës.
Prodhuam një futboll fantastik në 30 minutat e fundit të pjesës së parë dhe në pjesën e dytë. Treguam shumë personalitet dhe ia dolëm të sigurojmë kualifikimin.
Foden? I thashë: bravo, gjuajtje e bukur, faleminderit. Ai vrapoi drejt pankinës për të më përqafuar. Ishte një përqafim për të gjithë klubin, për të gjithë ata që kanë punuar fort në këtë sezon.
Është e jashtëzakonshme ajo që kemi arritur. Për momentin kemi të drejtë të festojmë, më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë. Duhet të mendojmë për Chelsea.
Më pas na pret PSG, që eliminoi kampionët e Evropës. Do të luftojmë në çdo kompeticion, do të përpiqemi t’i fitojmë të katër trofetë“, deklaroi trajneri spanjoll i Manchester City. /abcnews.al