Kris Jenner flet për divorcin e Kim-it, tregon këshillën që i ka dhënë së bijës pas ndarjes

schedule07:39 - 15 Prill, 2021

schedule 07:39 - 15 Prill, 2021

Kris Jenner po ndan këshillat personale për divorc me vajzën e saj, Kim Kardashian, që është ndarë nga Kanye ëest. Në një intervistë për ëSJ Magazine, Jenner tha se fëmijët janë ata që duhet të vihen gjithmonë në plan të parë.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme që kam mësuar gjatë eksperiencës sime, në të dyja përvojat e mia, është se fëmijët vijnë të parët. Nëse e mban mend këtë gjë dhe e di se ata do të ndihmojnë ta kalosh, dashuria do të ndihmojë ta kalosh, atëherë nuk ka rëndësi se sa shumë të dhemb.

Kim Kardashian and Kanye West Divorce: What to Know – WWD

Unë i vendosja të gjithë në gjumë dhe pastaj mërzitesha apo shkoja në dhomë dhe qaja vetëm. Nuk doja që fëmijët të më shikonin me keqardhje”, është shprehur Kris.  Jenner shpreson që shembulli i bashkë-prindërimit dhe miqësisë që pati me babanë e tyre të ndjerë, Robertin, t’i ndihmojë ata në marrëdhëniet e tyre.

Kujtojmë që reperi iu përgjigj kërkesës së Kim-it për divorc pas më shumë se një muaji, duke kërkuar gjithashtu kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të 4 fëmijëve të tyre, vajzat North, 7, dhe Chicago, 3, dhe djemtë Saint, 5, dhe Psalmi, që bën 2 vjeç. /abcnews.al

Kim Kardashian, Kanye West Post 'West Family Christmas Card 2019' |  PEOPLE.com