Zjarret në Shqipëri, arrestohen 3 persona

schedule14:22 - 28 Shtator, 2018

schedule 14:22 - 28 Shtator, 2018

Policia e Shtetit, ka hartuar një Plan Masash shtesë me urdhët të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për parandalimin e zjarreve në pyje-kullota, si edhe për kapjen e autorëve që shkakotojnë këtë katastrofë mjedisore.

Nisur nga rastet e shtuara dy javët e fundit të zjarrvënies me qëllim apo nga pakujdesia, Policia e Shtetit ka hartuar një Plan masash shtesë , për të parandaluar këtë fenomen i cili po gjen një përhapje të gjërë kohet e fundit. Të gjithë Specialistët e Zonave ose siç njihen ndryshe SPZ kanë marrë detyrë në zonat që ata mbulojnë, që të kontaktojnë barinjtë që kanë kullota në shfrytëzim për t’u informuar në kohë.

Po kështu edhe banorët që jetojnë pranë këtyre zonave do të jenë pjesë e monitorimit nga uniformat blu, të cilët shpeshherë nga pakujdesia shkaktojnë zjarr edhe më përmasa të mëdha. Në luftën për të paranduar zjarreve, përveç uniformave blu, janë; shtabi i emergjencave në Prefekturë, përfaqësuesit e njësive administrative si edhe inspektoriatet rajonale të Mjedisit. Sipas njoftimit të policisë së shtetit në krye të kësaj fushata janë Zëvendës/Drejtorët e Policive Vendore, të cilët kanë zhvilluar takime me banorë të zonave buqësore dhe blektorale, me qëllim ndërgjegjësimin e tyre për të parandaluar zjarrvënien e qëllimshme.

Vetëm në javën e fundit, ku situata është agravuar së tepërmi, janë proceduar penalisht 24 autorë të zjarrvënies së qëllimshme apo nga pakujdesia, në 9 qarqe të ndryshme të vendit.
Ndërkohë u prangosën 3 persona, si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Nga Strukturat e Policisë së Shtetit, për periudhën Janar -20 Shtator janë proceduar në shkallë vendi 82 autorë, prej të cilëve 11 u arrestuan dhe 39 autorë shpallur në kërkim. Në fund policia e shtetit kërkon bashkëpunimin e të gjithë banorëve për të parandaluar zjarrvënien, duke i ftuar të denoncojnë çdo rast në nurmin e emergjencës 112./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!