Një efektiv policie është plagosur me armë zjarri pasi ka shkuar të shuajë një konflikt mes dy familjeve në Berat.
Mësohet se polici i cili ka marrë një plagë në këmbë është Julian Xhahalili, 20 vjeç.
Dy familje në lagjen “Dëshmoret e Kombit” janë konfliktuar dhe më pas ka ndërhyrë policia, e cila bëri të mundur shpërndarjen e palëve. Por më pas u dëgjua një krismë dhe i plagosur mbeti efektivi Xhahalili. /abcnews.al/