Xhaçka: Zjarrvëniet janë të qëllimshme

schedule11:22 - 28 Shtator, 2018

schedule 11:22 - 28 Shtator, 2018

Temperaturat kanë rënë ndjeshëm, por vendi po përballet me një fenomen paradoksal. Këtë e konfirmon ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka.

“Vetëm në harkun kohor 10 – 27 Shtator janë verifikuar, gjithsej 91 vatra zjarri”.

Prej të cilave djegur një sipërfaqe prej 262 ha kullotë, shkurre, livadh, pyje, pemëtari, tokë bujqësore, bazë ushqimore për bagëtinë. Janë djegur 1162 rrënjë ulliri të vjetër dhe të rinj. Por e gjithë kjo situatë nuk është e rastësishme deklaron ministrja Xhaçka.

“Informacionet tona flasin për zjarrvënie të qëllimshme nga persona me tendenca kriminale, zjarrvenie te qellimshme per arsye te konflikteve mbi pronen, apo zjarrvenie me qellim krijimin e hapesirave per toka te reja sipas besetytnise se djegja e tokës sjell pasurimin dhe pjellorinë e saj”.

Cilado që të jenë arsyet e zjarr-vënieve, kjo është një veprimtari kriminale dhe e dënueshme ligjërisht tha Ministrja e Mbrojtjes e cila paralajmëron se zjarrëvnësit do ti venë përpara përgjegjësisë ligjore.

“Informojmë të gjithë qytetarët shqiptarë, se çdo rast zjarri i konstatuar, do të hetohet thellësisht duke bërë përgjegjës ligjor të gjithë zjarrvënësit e qëllimshëm dhe pronarët e tokës ku do evidentohen vatrat e zjarreve”.

Për shuarjen e ketyre vatrave janë angazhuar deri me tani rreth 100 mjete zjarrfikëse dhe rreth 500 forca nga strukturat vendore të Shërbimit zjarrfikës, Emergjencave Civile dhe struktura nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, dhe efektive te forcave te armatosura. Një ndihmesë kanë dhënë dhe banorët e zonave të prekura nga zjarret./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!