Problemet e shumta që po has në tregun muzikor kanë bërë që Erik Lloshi të reagojë i revoltuar. Për më tepër, fakti që tashmë lokalet po marrin këngëtarë të rinj që këndojnë pa të drejtë repertorin e artistëve të vjetër dhe që fitojnë në kurrizin e tyre, e ka acaruar më keq Erikun.
Ai ka reaguar përmes një videoje në Instagram, ku iu bën thirrje artistëve të tjerë që të bëhen bashkë për të reaguar ndaj kësaj padrejtësie që po iu bëhet. “Nuk është e lehtë për mua të bëj video të tilla por besoj se njëri prej nesh duhet të reagojë fort për këtë gjë dhe zgjodha të isha unë ai një ndër ta.
Problemi më i madh është që mendoj vërtet a ia vlen të vazhdosh të japësh kontribut pas kaq shumë vitesh karrierë, hite dhe këngë që kam prodhuar dhe vazhdoj dhe mbi të gjitha t’i marrin dhe t’i këndojnë dhe në fund fare nuk marrin asnjë lloj përgjegjësie dhe bëjnë dhe si këngëtarë të mëdhenj.”, shprehet këngëtari.
Më tej shton: “Megjithatë unë nuk do të dorëzohem kurrë por duhet të marrim një vendim ne artistët që kemi vite që këndojmë live, kemi vite në treg dhe të bëhemi të gjithë dhe ta parandalojmë këtë virus që po na shfaqet që është më i keq se koronavirusi. Nga shteti mos mbani asnjë lloj shpresë se ne nuk kemi shtet.”/abcnews.al