India ka raportuar 184,372 raste të reja të mërkurën, shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.
Vendi regjistroi 1,027 viktima, hera e parë që India ka raportuar më shumë se 1,000 viktima që nga Tetori.
Rastet kanë shënuar rritje në Haridwar, ku do të zhvillohet festa fetare Kumbh Mela për një muaj. Miliona hindu nga i gjithë vendi kanë udhëtuar në Haridwar për t’u larë në lumin Ganges dhe për të marrë pjesë së bashku në lutje.
E hëna shënoi ditën e parë të festivalit dhe deri në 2.4 milion njerëz janë larë në Ganges, thanë zyrtarët e policisë për CNN. Haridwar ka regjistruar më shumë se 1.000 raste të reja vetëm në dy ditët e fundit, sipas shifrave të publikuara nga departamenti i shëndetësisë.
Vendi pritet të miratojë masa të tjera të Mërkurën në shtetin më të prekur Maharashtra dhe do të zgjasin deri më 1 maj./abcnews.al

