Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmbyset anija në Xhibuti, humbin jetën 42 emigrantë mes tyre 16 fëmijë

schedule07:51 - 14 Prill, 2021

schedule 07:51 - 14 Prill, 2021

Të paktën 42 emigrantë kanë humbur jetën pas përmbysjes së anijes në Xhibuti.

Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin  bën me dije se emigrantët ishin nisur nga Jemeni.

Mediat e huaja bëjnë me dije se mes viktimave ishin të paktën 16 fëmijë.

Emigrantët nga vendet afrikane vazhdojnë të dynden në Jemenin e shkatërruar nga lufta me shpresën se do të jenë në gjendje të arrijnë Arabinë Saudite dhe mbretëritë e tjera të pasura të Gjirit, ekonomitë e prosperuara të të cilave mbështeten shumë në punët e siguruara nga miliona emigrantë të varfër.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!