Vrasja e 83-vjeçares, shoqërohet në polici nipi dhe nusja

schedule18:07 - 27 Shtator, 2018

schedule 18:07 - 27 Shtator, 2018

Burime  të ABC Neës në policinë e Durrësit konfirmojnë se 83-vjeçarja që u gjet sot e pajetë në banesën e saj është vrarë. Edhe pse zyrtarisht policia nuk ka dalë me një deklaratë, konfirmohet se ngjarja po hetohet në këtë pistë.

Mësohet se në polici janë shoqëruar nusja e djalit të së moshuarës si dhe nipi, të cilët jetonin në të njëjtën banesë me viktimën.

83-vjeçarja Floresha Shkurti u gjet e pajetë në një apartament në lagjen numër 16 në qytetin bregdetar.

E moshuara kishte shenja dhune si dhe një plage në kokë. Ekspertë  të kriminalistikes po punojnë për identifikimin  e autorit dhe zbardhjen e motivit të vrasjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!