Pas katër muajsh izolim total me hapjen e bareve dhe klubeve të natës të rinjtë londinezë nxituan mbrëmjen e kaluar që të festonin.
Pamjet e publikuara në mediat britanike tregojnë një realitet krejt tjetër, sikur pandemia të mos ekzistonte, përcjell abcnews.al.
Qindra njerëz u mblodhën natën e kaluar jashtë pub- eve, pranë njëri-tjetrit pa maskë, për të pirë, për të kënduar dhe për të festuar lirimin e tyre, pavarësisht nga fakti se akoma shumë prej tyre sidomos të rinjtë nuk janë vaksinuar dhe rreziku është real.
Sipas Mirror, disa nga turmat krahasuan atmosferën festive në kryeqytetin britanik me festimet e “Ditës së Fitores” në Evropë.
Sigurisht alkooli ishte me bollëk në orët e para të pasdites kur Old Compton Street dhe zona përreth filluan të mbusheshin ngadalë me njerëz që shijonin drekën dhe birrën e tyre në tavolinat e jashtme ose duke shëtitur nëpër dyqane, të cilat gjithashtu u hapën dje. g.v/abcnews.al