Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi me të rinjtë në zonën e Farkës në Tiranë ka komentuar nxjerrjen e të dhënave personale të votuesve nga e-Albania.
Në media kanë qarkulluar lista të përpunuara në PS me të dhëna të votuesve në Tiranë, të cilat kanë dalë nga zyrat e qeverisë.
PS e ka mohuar një gjë të tillë, ndërsa Basha u shpreh para të rinjve se kryeministrin nuk ka marifet që e shpëton.
“E di edhe ai dhe nuk ka marifet që e shpëton. E keni parë atë marifetin që publikuan dje që rrinë dhe mbledh numra të kartave të identitetit, e tjerë, e tjerë. Nuk ka marifet që e shpëton. 25 prilli është dita e bashkimit më të madh të shqiptarëve për ndryshim. Pas 25 prillit ndryshimi do të marrë formë konkrete,” tha Basha.
Kreu i demokratëve ndër të tjera gjatë bisedës me të rinjtë e Farkës ju kërkoi këtyre të fundit të votojnë pasivisht për ndryshimin që do vijë, siç thotë ai.
Lexo edhe: Basha me të rinjtë në Farkë: Jeni përgjegjësia ime, do të anulojmë ligjin e arsimit të lartë
“Të dilni masivisht të votoni dhe të mos lini asnjë të ri dhe të re pa votuar,” theksoi Basha. g.v/abcnews.al