Një gol i shënuar në Meksikë po bën xhiron e internetit, pasi është shënuar nga rreth 80 metra. Salvador Reyes ishte lojtari që i befasoi të gjithë, edhe me ndihmën e portierit të Pachuca.
Kur rezultati ishte 1-2 në favor të Puebla, portieri Ustari la portën me dëshirën për të ndihmuar skuadrën e tij të realizonte golin e barazimit në minutën e 96-të.
Jo vetëm që nuk ndodhi kjo, por Pachuca pësoi edhe golin e tretë. Reyes, duke parë portën e boshatisur, gjuajti nga më shumë se 80 metra dhe e çoi topin drejt e në rrjetë. /abcnews.al