Sherr në Tiranë, i moshuari në gjendje të rëndë dërgohet në spital! 35-vjeçari merr peng ish të dashurën

schedule08:42 - 13 Prill, 2021

schedule 08:42 - 13 Prill, 2021

Një sherr i ndodhur në rrugën “Kont Urani” në kryeqytet ka përfunduar me një të plagosur rëndë. Policia njofton se A. Sh., 37 vjeç ka goditur një person i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë 37-vjeçari është vënë në pranga.

ABC mëson se bëhet fjalë për një sherr për motive banale që 37-vjeçari ka pasur me një të moshuar. Ai ka pretenduar se i moshuari e ka shqetësuar teksa ka qenë në gjendje të dehur dhe ai e ka qëlluar me shqelm. Për pasojë i moshuari është rrëzuar duke përplasur kokën në beton dhe tashmë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka arrestuar edhe 7 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale, mes të cilëve edhe një 35-vjeçar me iniciale A. K., i cili ka përndjekur dhe ka marrë peng në makinë ish të dashurën.

Dy persona të tjerë, E. F., 37 vjeç dhe E. D., 46 vjeç,  janë arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit fizik policia i ka gjetur një sasi lënde narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : E. F., 37 vjeç dhe E. D., 46 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre në kohë dhe vende të ndryshme, shtetasit E. F, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis ndërsa shtetasit E. D., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike heroinë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” i shtetasit A. K., 35 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka marrë me forcë në mjetin e tij, ish të dashurën.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë ndalimin e shtetasit A. Sh., 37 vjeç, pasi në rrugën “Kont Urani”, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. T., 31 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

R. L., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;

J. D., 19 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;

A. T., 23 vjeç, pasi duke qarkulluar me mjet është përfshirë në një aksident me një mjet motor. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasi E. P, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më datë 12.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, në gjendje të lirë për shtetasit F. H., 24 vjeç dhe A. H., 22 vjeç, (vëllezer) banues në Kavajë, pasi kanë shkuar për tu interesuar për një çështjen e tyre që ndiqet nga prokuroria dhe kanë debatuar me të duke e kërcenuar me fjalë.

Më datë 12.04.2021, shtetasja A. L., 47 vjeçe, kallzon se në rrugën “Kol Popa”, persona të paidentifikuar, në derën e banesës, dyshohet se i kanë hedhur lëndë djegëse. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!