Leontina Nika
Kjo është pamja që ofron muzeu më i madh në vend , dyer të kyçura e xhama të zëvendësuar me kompensatë edhe pse në prag të sezonit turistik. Instituti i Monumenteve të Kulturës hartoi projektin e restaurimit që kap shifrën e 1.2 milionë lekesh, që ende nuk është zbatuar nga Ministria e Kulturës.
Nga ana tjetër, varur rri një poster i zbardhur që një vit më parë, aktivitet për 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet.
Hyrja e Muzeut Historik Kombëtar dhe pjesa anësore e lulishtes bri shkallëve hyrëse, është kthyer në një shesh pushimi për të moshuarit, në këto ditë me diell. Ndërkohë që TAP, sipas Institutit të Monumenteve të Kulturës ka financuar projektin për rehabilitimin dhe restaurimin e mozaikut në fasadën e muzeut.
Zbatimi i tij kap shifrën e 700 mijë eurove financim i cili do të kryhet nga BE. Salla e ekspozitave e vetmja funksionale në këto 5 muajt e fundit me datë 25 prill do kthehet në një zonë e administrimit zgjedhor, për Njësinë 9. /abcnews.al/