Një 50 vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës. Ai është Flamur Korriku 50 vjeç banor i Tiranës, por që fshihej në periferi të Fushë Krujës. Korriku ishte në kërkim ndërkombëtar i dënuar me 6 vite e 3 muaj burg nga drejtësia italiane, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni”, ” Trafik femrash”, “Krime kundër fëmijëve”dhe “Fallsifikim dokumentash” parashikuar në legjislacionin penal italian. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme./abcnews.al
Në kërkim për prostitucion dhe krime ndaj fëmijëve, kapet 50 vjeçari
schedule09:05 - 27 Shtator, 2018
schedule 09:05 - 27 Shtator, 2018