Mediu banorëve të fshatrave te Rrogozhinës: Votoni masivisht kundër Edi Ramës në 25 prill

schedule08:21 - 12 Prill, 2021

schedule 08:21 - 12 Prill, 2021

Gjatë takimit në fshatrat Lekaj dhe Luz të Rrogozhinës, kandidati me nr.7 i “Aleancës për Ndryshim”, Fatmir Mediu, bashkëbisedoi me banorët  dhe pa nga afër problemet që i shqetësonin. Në këtë takim Mediu theksoi rëndësinë e votës dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Ai u shpreh se shtyllat mbi të cilat mbështetet Partia Republikane janë familja, puna dhe prona, parime shumë të rëndësishme për çdo njeri dhe të vetmet që mund të çojnë individin dhe shtetin përpara.

“Aferat korruptive të kryeministrit Rama, interesat personale dhe mbështetja e krimit kanë lënë pas dore çdo shqiptar dhe po fundosin cdo ditë e më shumë ekonominë dhe jetën e secilit. Kjo shprehet qartazi me tendencën në rritje të shqiptarëve për të braktisur vendin dhe planin shpopullues te Edi Rames. Ai u shpreh se shqiptarët meritojnë shumë më shumë se kaq, një kryeministër dinjitoz, vizionar që punon për interesat kombëtare dhe jo atë personale, që nxit ekonominë, punësimin, që respekton vlerat morale dhe njerëzore që kanë shqiptarët. Si përfaqësues i një partie që bazë kryesore ka familjen, ai shtoi se duhet luftuar pikërisht për të mbajtur bashkë dhe të fortë familjen shqiptare e cila sot po kërcënohet nga kjo qeveri.

“Duke i thënë të gjitha këto unë mendoj që gjithësecili, i majtë apo i djathtë, e ka të lehtë që të bëjë vlerësimin se çfarë nuk shkon në këtë vend. Jetën, lirinë, mundësinë për të ndërtuar mirëqënien tonë familjare, ekonominë tonë kombëtare, na i ka falur Zoti. Ne nuk mund të pranojmë që Edi Rama të bëhet Zot mbi jetët tona dhe të shkatërrojë këto mundësi të jashtëzakonshme që ne i kemi fituar.”

Z.Mediu bëri thirrje për të votuar masivisht në emër të demokracisë dhe të ardhmes së secilit. Ai e vlerësoi si shumë të rëndësishme angazhimin demokratik të çdo qytetari me anë të votës, duke mos u manipoluar por duke votuar drejtë dhe me dinjitet”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!