Pirlo: Dua ekip të egër, Dybala bën diferencën. Chiesa? I uritur për futboll

schedule09:17 - 11 Prill, 2021

schedule 09:17 - 11 Prill, 2021

Juventusi pret Genoan në Torino sot në drekë (15:00) dhe Andrea Pirlo pret fitoren e radhës. Trajneri është i kënaqur për triumfin ndaj Napolit në mesjavë, pret të njëjtën gjë sërish, teksa ndalet edhe te Federico Chiesa, një ndër të paktat gjëra të bukura të Juves këtë sezon.

Të mërkurën më pëlqyen tre gjëra tek ekipi: shpirti, qëndrimi dhe dëshira. Dua t’i shoh sërish ndaj Genoas këto cilësi. Në portë do të luajë Szczesny, edhe Chiellino do jetë titullar, ndërsa Dybala ndodhet në gjendje të mië dhe është gati për lojë, edhe pse ndoshta jo nga minuta e parë.

Le ta shijojmë faktin që e kemi sërish në dispozicion këtë lojtar, Dybala bën diferencën. Edhe Arthur e McKennie janë gati për të luajtur, gjendja e tyre është e mirë. Ndryshe situata e Demiral, i cili ka nevojë për kohë për të luajtur si titullar.

E kemi për detyrë të bëjmë mirë në të gjitha ndeshjet që kanë mbetur. Ndaj Napolit fituam falë një dëshira të madhe të përbashkët, pres të njëjtën gjë ndaj Genoas. Chiesa? I jap gjithmonë këshilla tekniko-taktike. Ai është shumë i mirë në hapësira dhe në lojën një kundër një.

Mund të përmirësohet edhe më shumë në menaxhimin e topit dhe në situata të veçanta të lojës. Federico ka dëshirë për të mësuar dhe ka një uri të madhe për të luajtur futboll. Nesër duhet të jemi të egër, pasi duam t’i japim vazhdimësi rezultateve pozitive.

E meta jonë ka qenë humbja e shumë pikëve kundër skuadrave që renditen poshtë nesh në kampionat. Shpresoj të më krijohet mundësia t’i aktivizoj bashkë Cristiano Ronaldon, Dybala dhe Moratën“, përfundoi trajneri i bardhezinjve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!