Florian Marku e ka sfiduar, madje shpesh edhe e ka ngacmuar se i zgjedh rivalët e tij të dobët, nga ata që kanë shumë humbje, vetëm që të thellojë rekordin e tij. Boksieri shqiptar ia tha të gjitha pas triumfit me Rylan Charlton.
Conor Benn e konsideron veten shumë lart dhe nuk e mendon të përballet me Florian Markun. Anglezi, djali i kampionit të botës, Nigel Benn, e sheh si një hap prapa duelin me boksierin shqiptar.
Conor Benn stops Samuel Vargas in round 1 in devastating fashion ? pic.twitter.com/WpeEpwok0v
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) April 10, 2021
Sonte ai është përballur me Samuel Vargas dhe e ka mposhtur me KO teknik, që në raundin e parë, duke treguar edhe një herë se pse ia kanë vënë nofkën “Shkatërruesi”. Gjithsesi Florian Marku nuk është se ka frikë dhe e pret një mundësi të përballet me Conor Benn. / abcnews.al

