Sipërmarrësi rus Nikolai Glushkov, i cili u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Londër në mars të 2018-ës, u mbyt me një litar për qen në mënyrë që vrasja të dukej si një vetëvrasje.
Lajmi është raportuar nga mediat britanike të cilat citojnë përfundimin e analizave të mjekëve ligjorë të një gjykate në Londër e cila po heton ngjarjen. Oligarku konsiderohej si një kritik i Vladimir Putin. Hetimet kanë nisur që në 2018-ën kur 69 vjeçari u gjet i pajetë në apartamentin e tij në Nj Malden.
Glushkov u largua nga Rusia pasi u akuzua se kishte mashtruar Flotën ajrore në kohën kur ishte zv/drejtor dhe në vitin 2010 iu pranua statusi i refugjatit politik në Britaninë e Madhe. Në vitin 2017 në përfundim të një procesi të shkurtër gjyqësor u dënua me tetë vjet burg nga një gjykatë ruse. /abcnews.al