Balla: PD po përgatit Babalen e ri

schedule16:16 - 26 Shtator, 2018

schedule 16:16 - 26 Shtator, 2018

Në zyrat e Partisë Demokratike po përgatitet një video e ngjashme me atë të Babales.

Këtë e thotë Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar socialist, i cili deklaron se di edhe subjektin.

Vendosa ta bëj unë publike Babalen e re. Prej dy ditësh jam në dijeni të një letre të një ish-oficeri që ka braktisur detyrën ashtu si Babalja 1 dhe është larguar nga Shqipëria. Kam në dorë letrën e tij”.

Sipas deputetit socialist, ish-oficeri në këtë shkresë bën disa deklarata në lidhje me një rast që nuk është i ri, por i vjetër  dhe i bërë publik nga qytetari dixhital tek Berisha.

Polici Emiljano Luku thotë se ka dijeni në rastin e përfshirjes së Rexhep Rrajës djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja në përdhunimin e një vajze. Në deklarimin e ri polici ka shtuar edhe disa shpifje të rënda thotë Balla.

“Sipas tij paska shkuar Rrahman Rraja deputeti dhe kryebashkiaku Bushi të shoqëruar me armë mes tyre edhe unë dhe i kemi bërë presion të mbyllin dosjen”.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së do të bëjë kallëzim penal për deklaratë të rreme dhe shpifje, por njëherazi mohon të ketë lidhje me ngjarjen.

“Asnjë nuk kam qenë ndonjë herë në komisariatin e policisë Krujë. Nuk kam qenë kurrë dhe janë vërtetuar nga verifikimet. Në datat e deklaruara nga ky person, kam qenë në aktivitete në qytete të tjera të Shqipërisë, me orë dhe datë, që rrëzon gjithçka”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!