Një ri që tentoi të transportonte katër shtetas të huaj drejt Malit të Zi është vënë sot në pranga. Me finalizimin e operacionit të koduar policor “On the ëay” u arrestua 24-vjeçari me iniciale S.M., banues në Shkodër.
I riu u kap në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, duke transportuar me një mjet tip “Benz”, 4 shtetas nga vendet e treta, drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. sb/abcnews.al/

