Kandidati për deputet i koalicionit PD-AN, Dashamir Shehi ka komentuar situatën e krijuar në Rinas dhe akuzat e kryeministrit Edi Rama për opozitën. Në një lidhje nga faqja e tij në rrjetet sociale, Shehi u shpreh se është mjaft e rrezikshme për Shqipërinë që ikin kontrollorët shqiptarë dhe zëvendësohen me turq kur çështja mund të zgjidhej me dialog.
“Kjo është çështje puro sindikale mbi të cilën është abuzuar haptazi vitet e fundit. Është një situatë që i ka të gjithë presupostet për t’u agravuar. Këtu nuk ka asgjë as për grusht shteti as për puç vaksinash. Akoma Berisha ia prish këtij situatën edhe pas 8 viteve?! Kjo ka disa situate që janë shumë të rrezikshme për Shqipërinë.
Ikën kontrollorë shqiptarë dhe vijnë turq, ikin punëtorët shqiptar, vijnë punëtor nga Bangladeshi. I ftoj ndërkombëtarët ta ndjekin me vëmendje linjë anti-europiane të këtij shteti. Po të kishte ndonjë ministër pune do e kishte mbyll pa problem. Mund ta mbyllë edhe nesër po të dojë. Por ky shtet nuk ka dëshirë të negociojë me punëdhënësit e vet”, deklaroi Shehi./mv.abcnews.al