Bota nuk gjen qetësi, një tjetër virus vdekjeprurës zbulohet në Australi

schedule11:48 - 8 Prill, 2021

schedule 11:48 - 8 Prill, 2021

Ndërsa bota vazhdon të jetë e gjunjëzuar përballë pandemisë së koronavirusit, shkencëtaret kanë zbuluar një tjetër virus vdekjeprurës që do të kërcënojë shëndetin tonë.

Virusi është zbuluar në një shpellë në Australinë e Jugut. Ai gjendet te lakuriqët e natës dhe mund të transmetohet te njerëzit, dhe nëse ndihma e parë nuk jepet në kohë, pasojat mund të jenë fatale.

Sipas Institutit Australian të Virologjisë, kjo është hera e tretë që virusi është zbuluar dhe është shumë i ngjashëm me atë të tërbimit.

“Është një sëmundje që mund të transmetohet tek njerëzit me anë të një pickimi ose gërvishtje. Nëse ndihma mjekësore nuk jepet në kohë para se të shfaqen simptomat, atëherë mund të mos jetë i rrezikshëm, përndryshe, ju merr jetën”, thanë shkencëtarët.

Në të njëjtën kohë, Dr.Mary Carr paralajmëroi njerëzit që kanë kafshë shtëpiake të shmangnin kontaktet me lakuriqët e natës, ndërsa dilnin shëtitje.

Pyetja që mbetet pa përgjigje është që nëse ky virus që transmetohet nga lakuriqët e natës te njerëzit, transmetohet edhe nga një person te tjetri./e.b-abcnews.al